Kronika

Indeksi i terrorizmit, Shqipëria renditet në vendet e ekspozuara

Terrorizmi është rritur në mënyrë dramatike, me 80% vetëm në vitin 2014, dhe Shqipëria është pjesë e këtyre të dhënave në renditjen e Indeksit të Terrorizmit të publikuar nga Global Peace Index.

Raporti bën të ditur se Shqipëria renditet e 78 në 162 vende të klasifikuara të ekspozuara nga terrorizmi, nga vendi i 109 që mbante në 2013.

Nëse në 2013 vendi ynë ka qënë jashtë zonës së rrezikut, sipas ngjyrosjes dhe legjendës së hartës së publikuar, Shqipëria tashmë është në listën e shteteve të ekspozuara, e ndodhur në nivelin 4 nga 10 që është niveli më i lartë i rrezikut.

Në vitin 2013 Shqipëria nuk ka patur asnjë incident me prapaskenë terroriste, ndërsa sipas këtij raporti në 2014 janë shënuar dy incidente terroriste dhe ka pasur një viktimë.

Iraku vazhdon të jetë vendi që ka më shumë impakt nga terrorizmie me 9.929 viktima vitin e kaluar, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në një vend të vetëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button