Kronika

Aksionet anti-kanabis! Në 50 operacione janë zbuluar në 24 mijë rrënjë

Arrestimi pothuajse çdo ditë i të rinjve me qese hashashi nëpër lagje, tentimi i kalimit të kufirit të çantave me kanabisi apo kapja e dhjetëra pakove droge te thare gati për shitje janë disa prej rasteve që dëshmojnë se lufta me këtë drogë nuk është ende e fituar.
Rasti më i fundit ishte kapja e 48 kilogramëve kanabis gati për shitje në një automjet në Lezhë.

Ndërsa tre ditë më parë në Babicë të Vogël të Vlorës u gjet një gomone e fshehur brenda një kamioni dhe e mbuluar me bar e cila dyshohet se do të përdorej për trafik çka dëshmon se fenomeni është ende prezent dhe sasitë e prodhuara qoftë në ambiente të hapura apo të mbyllura me llamba janë të mëdha.

Eduart Alikaj dhe Feta Shametaj të cilët u vunë në pranga gomonen dhe 11 mjete te tjera i kishin vjedhur në Itali dhe i fshihnin në Vlorë.

Edhe këtë vit policia e shtetit në bashkëpunim me Guardia di financën kanë nisur kontrollin e territorit për të goditur kultivimin e kanabisit që në fazë të hershme.  Policia njofton se këtë vit nga veriu në jug ka kryer rreth 50 operacione ku ka asgjësuar 24 mijë bimë dhe ka arrestuar 20 persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Dy ditët e fundit policia ushtroi kontrolle Krujë, në Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër ku u evidentuan dhe asgjësuan mbi 3 mijë fidanë kanabis dhe u shpallën në kërkim 8 persona të dyshuar

Pothuajse çdo operacion ku janë zbuluar shtëpi bari apo edhe punishte përpunimi kanabisi si ajo e gjetur në Kutalli të Beratit vitin e kaluar ku ishin punësuar 95 gra policia nuk ka qenë në gjendje të hetojë dhe verifikojë se ku shkonte hashashi i përpunuar duke i mbyllur hetimet vetëm me arrestimin e punëtorëve apo personave që kapen në flagrancë me lëndën narkotike në duar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button