Bota

Sulmet izraelite në Gaza shkatërruan 29.000 shtëpi

Për shkak të sulmeve dhe kërcënimeve të Izraelit, rreth 1,5 milion njerëz lanë shtëpitë e tyre dhe u strehuan në strehimore, spitale dhe institucione publike. Rreth 2.000 palestinezë sipas zyrës për media në Gaza ende janë nën rrënoja.

Rreth 29 mijë shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Të paktën 2.000 njerëz janë ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.

Zyra për media e qeverisë në Gaza deklaroi se në sulmet e deritanishme janë dëmtuar pjesërisht 190.000 shtëpi, ndërsa 29.000 janë shkatërruar plotësisht.

Ata njoftuan se ka të dhëna se nën rrënoja janë të paktën 2.000 njerëz.

Për shkak të sulmeve dhe kërcënimeve të Izraelit, rreth 1,5 milion njerëz lanë shtëpitë e tyre dhe u strehuan në strehimore, spitale dhe institucione publike.

Në sulme, po ashtu u bombarduan 79 ndërtesa qeveritare, 38 xhami, tri kisha dhe 189 shkolla u bombarduan, respektivisht 25 shkolla janë jashtë funksionit.

Zyra për media në Gaza i bëri thirrje botës islame dhe njerëzve të lirë të botës që të rrisin lëvizjet masive për të ushtruar presion mbi Izraelin dhe ata që e mbështesin atë dhe për të mbështetur popullin palestinez.

U theksua se “holokausti nazist” në Gaza vazhdoi për shkak të pafuqisë, heshtjes dhe qëndrimit të turpshëm të komunitetit ndërkombëtar dhe dritës jeshile të Amerikës.

U theksua se askush nuk do të mund të shpëtojë nga rrënojat për shkak të dështimit të pajisjeve të shpëtimit dhe mungesës së karburantit.

Gjithashtu, u njoftua se pranimi i Izraelit se bombardoi shtëpinë e gazetarit të Al Jazeera, Wail al-Dahduh tregon se Izraeli nuk ka frikë nga përgjegjësia për krimet e tij.

U theksua se Izraeli vazhdon të kryejë “krimet më të urryera” kundër civilëve, duke mbyllur pikat kufitare me Gazën dhe duke parandaluar hyrjen e ushqimit, ilaçeve dhe karburanteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button