Kronika

Humb jetën në aksident një 38 vjeçare në aksin Elbasan-Librazhd

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje e një 38 vjeçareja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Policia ka bërë të ditur se në aksident ka humbur jetën shtetasja Miranda Bajraktari. Sipas policisë, 38-vjeçarja ishte duke udhëtuar në automjetin me targa AA 203 CA së bashku me bashkëshortin e saj, kur kanë dalë nga rruga pranë kthesës së Murrasit.
Megjithatë si pasojë e këtij aksidenti çifti nuk ka pësuar lëndime, por në momentin që 38-vjeçarja ka dalë nga automjeti, është përplasur për vdekje nga minibusi me targa AA 986 IF.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button