Kronika

Përplas 11-vjeçaren me makinë, arratiset nga vendi i ngjarjes

Aksidentoi me makinë 11-vjeçaren, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 15:30, në Arameras të Fushë Krujës. Sipas policisë shtetasi Denis Çela 22 vjeç, banues në  Fushë –Krujë, duke drejtuar mjetin tip BMV, pa targa, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidenti shtetasen këmbësore R.G.,  11 vjeçe,  banuese në Arameras.

Çela  është larguar nga vendi i aksidentit, i cili është kapur dhe arrestuar më pas nga policia pas veprimeve hetimore të kryera nga uniformat blu në identifikimin e autorit. E dëmtuara ndodhet në  Spitalin Ushtarak,  Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe” Largimi nga vendi I aksidentit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button