Ekonomia

Biznesi i turizmit në negociata me Bashkinë Tiranë për rishikimin e taksës së hoteleve

Mësohet se Bashkia e ka pranuar në parim si të drejtë argumentimin e përfaqësuesve të këtij sektori. Sipas burimeve të Shoqatës Shqiptare të Turizmit zbatimi i kësaj takse sipas skemës aktuale është i pabazë duke qenë se ende nuk janë miratuar nga qeveria aktet nënligjore që përcaktojnë kategorizimin dhe standardizimin e hoteleve…

Biznesi i akomodimit në Tiranë ka nisur negociatat me Bashkinë e Tiranës për rishikimin e taksës së fjetjes e cila që nga data 1 janar është përcaktuar në nivelin 2.5 euro/për natë fejtje për hotelet me 4-5 yje dhe 1 euro për ato me klasifikim më të ulët. Sipas burimeve të Shoqatës Shqiptare të Turizmit zbatimi i kësaj takse sipas kësaj skeme është i pabazë duke qenë se ende nuk janë miratuar nga qeveria aktet nënligjore që përcaktojnë kategorizimin dhe standardizimin e hoteleve. Ata thonë se deri në klasifikimin e plotë të hoteleve sipas yjeve duhet të gjendet një formulë e re taksimi.
Mësohet se bashkia e ka pranuar në parim si të drejtë argumentimin e përfaqësuesve të këtij sektori.
Norma e taksës së fjetjes ndryshon në bazë të zonave dhe përcaktohet me vendim të Këshillit Bashkiak.
Në vitin 2015 niveli i kësaj takse matej me përqindje dhe logaritej nga 3-5%.

Turizmi si sektor strategjik
Në strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe integrimit 2015- 2020 e cila është hedhur për disktutim publik turizmi konsiderohet si një nga shqyllat kryesore mbi të cilat do të duhet të mbështete ekonomia.
Dokumenti analizon se turizmi në përgjithësi është i pazhvilluar në nivelin e duhur dhe karakterizohet nga mungesa e standardeve, cilësia e shërbimeve dhe faciliteteve turistike është e dobët, zhvillim i prdoukteve turistike është i paqendrueshëm dhe vihet re një mungesë bashkëpunimi dhe koordinimi mes aktorëve që janë apo mund të ishin pjesë përbërëse e industrisë së turizmit.
Pesë janë sfidat me të cilat do të dhuhet të përballet kjo industri: Nevoja për një integrim më të madh të planfikimit të turizmit dhe destinacioneve turistike; Adresimi i dobësive në lidhje me gamën dhe cilësinë e produkteve turistike; Zhvillimi i një mjedisi më të favorshëm ligjor dhe institucional për përthithjen e investitorëve të vendas dhe të huaj privatë;
Nevoja për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe strategjike në lidhje me zhvillimin e turizmit në Shqipëri, për sigurimin e qendrueshmërisë dhe sigurimin e të ardhurave dhe mundësive të punësimit
Por, ajo që duket se po vonon është miratimi i “Strategjisë ndër-sektoriale kombëtare të turizmit” e cila do të ndihmonte në zbatimin e ligjit të ri.

Kategorizimi i taksës së fjetjes

Kategoria I

Bashkia Tiranë- Durrës
( Hotelet 4-5 yje 350 lekë për natë/ fjetjeje. Ndërsa për fjetjen në bujtinë, motel apo çdo njësi tjetër akomoduese, do të paguhet 140 lekë për natë).

Kategoria II

Bashkia Vlorë, Fier, Sarandë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Gjirokastër, Shkodër, Kavajë, Lezhë Hotelet 4-5 yje
(Hotelet 175 lekë për natë fjetjeje. Ndërsa njësitë e tjera akomoduese, si motel, bujtine, etj. do të paguhet 70 lekë për natë fjetjeje)

Kategoria III

Bashkia Ura Vajgurore, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Shijak, Krujë, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Kamëz, Himarë, Konispol
(Hotelet 105 lekë për natë fjetjeje. Ndërsa bujtinat, fjetina, motele dhe çdo njësi tjetër akomoduese, 35 lekë për natë fjetjeje

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button