Ekonomia

Ndërprerja e energjisë elektrike në Kuvend, OSHEE jep detaje për zjarrin në kabinën e kullave binjake. Ja pse nuk punoi gjeneratori

Ndërprerja e energjisë elektrike teksa po mbaheshin Komisionet në Kuvend u shkaktua nga një zjarr në kabinën private të kullave binjake.
OSHEE bën me dije se zjarri u shkaktua nga “zhvillimi i një harku të madh elektrik pasi mungonte izolacioni i pajisjeve të këtij subjekti, që ka detyrim ligjor për të kryer mirëmbajten e kabinës që posedon si aset”.

Për të penguar thellimin e avarisë në kabinë, që të mos përbënte rrezik për jetën e personelit, të komunitetit dhe të vetë impianteve, u procedua për stakim të menjëhershëm të linjës L12.

Kjo ishte arsyeja përse Kuvendi i Shqipërisë mbeti pa energji elektrike për 6 minuta (10:57 – 11:03). Gjatë kësaj kohe nuk futej dot në operim as gjeneratori sepse kishte një anomali mekanike në ndezje.

Sakaq, OSSH operoi me rrjetin e saj dhe riktheu në normalitet furnizimin me energji elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button