Sporti

Partizani e mbyll me barazim

Partizani e ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve ndaj BATE Borisov. Skuadra e Zekiç ka dominuar ndaj bjellorusëve, por është detyruar që të rikuperojë për të siguruar të paktën një rezultat pozitiv nga sfida në shtëpi.

Pritej një ndeshje me miqtë më në formë, pasi janë në mes të kampionatit por përtej minutave të parë, ka qenë Partizani që ka dominuar duelin. Të kuqtë kanë sulmuar pareshtur duke tentuar në çdo mënyrë që të gjenin rrugën e rrjetës në pjesën e parë, kur ndeshja u zhvillua thuajse gjithmonë pranë zonës kundërshtare.

Por në fillimin e të dytës, ishin miqtë që shënuan nga një pavëmendje e prapavijës, duke vështirësuar punën e kryeqytetasve. Megjithatë, një skemë në goditje këndi solli golin e barazimit të Carës vetëm 10 minuta më vonë e më pas Murataj goditi shtyllën.

Partizani provoi të gjente golin në minutat e mbetura, me Zekiç i cili i dha hapësirë edhe Grezdës si zëvendësues. Por në fund, të kuqtë u desh të kënaqeshin me barazimin 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e javës së ardhshme, e cila luhet në Hungari.

PARTIZANI-BATE BORISOV 1-1
67′ Cara / 58′ Antilevski

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

87’ Telushi dhe Maget hyjnë në fushë në vend të Rrapajt dhe Mehmetit për të kuqtë.

83’ Grezda provon nga jashtë zonës në të djathtën, duke çuar topin shumë larg katërkëndorit.

79’ Antilevski dhe Malkeviç largohen nga radhët e bjellorusëve, duke i bërë vend Podstrelov dhe Shestjuk.

75’ Shtylla nuk ndihmon të kuqtë! Murataj tenton me një goditje spektakolare, por ndalet nga shtylla që i mohon golin e përmbysjes.

71’ Zekiç bën lëvizjet e para duke larguar nga fusha Mba e Da Silva, për të aktivizuar Mensah dhe Grezdën.

67’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Murataj i cili e çon te Cara, me këtë të fundit që tund rrjetën.

66’ Partizani kërkon penallti, Da Silva pengohet në hyrje të zonës pas një ndërhyrje të parregullt dhe gjyqtari akordon vetëm një goditje këndi.

62’ Cara tenton të reagojë me një driblim të jashtëzakonshëm në krahun e majtë, por mbyllet më pas nga mbrojtësit në momentin e pasimit në zonë.

58’ Të pafat të kuqtë! Pas një harkimi nga e djathta, Qirko ndaj gjuajtjen e Malkeviç me kokë e pastaj Antilevski dërgon sferën në rrjetë. 0-1

56’ Ndeshja ka një ritëm më të ulët se në pjesën e parë, pasi mungojnë hapësirat në zonë. Megjithatë, është Partizani që vazhdon të ketë kontrollin e plotë të lojës.

52’ Hadroj tenton një harkim nga e djathta, gabon plotësisht shënjestrën e tij duke çuar sferën mbi traversë.

48’ Të kuqtë kërkojnë penallti për prekje topi me dorë në krahun e majtë të sulmit. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe në fakt prekja është jashtë zonës ndaj VAR nuk mund të ndërhyjë.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e sfidës.

45′ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Mba niset në një kundërsulm të shpejtë dhe detyron Greçikho që ta ndalë në mënyrë të parregullt, teksa ky i fundit përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

44’ Rrapaj bën një ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Kadarkeviç dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

41’ Rrapaj provon nga distanca, Kudravets është në pozicion duke mbërthyer topin.

36’ BATE është kthyer në mbrojtje për t’i dhënë fund epërsisë së dukshme të Partizanit që rrezikoi disa herë duke iu afruar golit.

29′ Nga goditja e këndit vjen një harkim që gjen Da Silva në zonë, por gjuajtja e këtij të fundit nuk gjen rrjetën e Kudravets.

28’ Mba rrotullohet përsëri dhe gjuan drejt portës, pro sfera devijohet edhe një herë jashtë në këndore.

26’ Pas një harkimi në zonë, Mba dhe Mehmeti tentojnë të gjuajnë për të gjetur golin, por asnjëri nuk gjen devijimin e duhur dhe më pas sfera shkon në këndore.

23’ Mba merr topin në zonë dhe rrotullohet, duke lëshuar një gjuajtje të shpejtë e cila devijohet mbi traversë.

20’ Murataj vjedh topin para zonës së BATE dhe tenton me një gjuajtje të fortë, por sfera nuk i bindet dhe përfundon jashtë.

19’ Është i njëjti lojtar, Kontsevoi i cili provon me një diagonale nga e majta, duke çuar këtë herë sferën mbi traversë.

17’ Kontsevoi i afrohet golit për bjellorusët, pasi shpërthen në krahun e majtë dhe gjuan para Qirkos, pa gjetur katërkëndorin e të kuqve.

16’ Minuta që flasin vetëm për të kuqtë, të cilët sulmojnë me vrull dhe po mundohen që të gjejnë golin e avantazhit me tentativat radhazi te Rrapajt dhe Mba.

12’ Rrapaj gjen Muratajn në të djathtë, pasimi i këtij të fundit në qendër nuk gjen Carën pasi ndërhyn portieri Kudravets.

11’ Edhe Boçerov nga ana tjetër provon të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, por gjen Qirkon në pozicion.

10’ Tjetër gjuajtje e Carës nga jashtë zonës, këtë herë sfera përfundon në duart e portierit mik.

5’ Kundërsulm i shpejtë i Carës i cili niset drejt portës por shtyn topin më shumë se duhet dhe i mundëson portierit që të mbërthejë sferën.

4’ Greçiko me shpejtësi kalon mes mbrojtësve dhe detyrohet Hadroj që të kthehet që të mbyllë hapësirën para zonës së tij.

2’ Top në thellësi i bjellorusëve, Qirko del dhe mbërthen sferën.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

dsdasdasdasdasdasda

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button