Rajoni

Bullgari: Duhen 2.7 miliardë euro për “varrosjen” e reaktorëve të centralit bërthamor “Kozloduy”

Bullgaria ka nevojë për akoma 2.7 mlrd. euro për mbylljen e çështjes me reaktorët e vjetër sovjetikë, të përdorur në centralin bërthamor “Kozloduy”. Bëhet fjalë për 4 blloqet që tashmë nuk funksionojnë, thuhet në raportin e Gjykatës Evropiane të Auditorëve. 348 mln. euro do të sigurohen nga buxheti shtetëror, mjetet e tjera do të vijnë nga programe të ndryshme evropiane. Të dhënat tregojnë se deri në vitin 2020 BE-ja do të lëshojë për Bullgarinë 1.14 mlrd. euro. 31% prej vlerës së veprimeve të domosdoshme mbulohen nga buxheti shtetëror. Në raportin e fundit të Gjykatës Evropiane të Auditorëve është shkruar se akoma nuk janë përfunduar punimet për rrëzimin e ndërtesave, brenda të cilave kanë qenë reaktorët. Gjykata bëri thirrje për pranimin e parimit “Ndotësi paguan”, d.m.th. duhet të jemi gati të mbulojmë shpenzimet për mbrojtjen e lëndës djegëse të vjetër. Deri tani për Bullgarinë ka një mungesë financimi prej 28 miliona eurosh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button