Kronika

Mbledhja e qeverisë në Shëngjin, zbulohet çfarë ka kërkuar Edi Rama

Në mbledhje ka marrë pjesë edhe antari më i ri i kabinetit qeveritar, Blendi Gonxhe, si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ka përfunduar pjesa e parë e mbledhjes informale të qeverisë në Shëngjin ku janë diskutuar aspekte politike. Duke iu referuar burimeve nga kjo mbledhje, raporton se kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë. Kjo kërkesë e kryeministrit erdhi pas fjalës të kryetarit të grupit parlamentar Bledi Çuçi.
Të njëjtat burime deklaruan se Bledi Çuçi është fokusuar te seancat e shkuara plenare, duke i bërë një bilanc sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet e depozituara në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve.
Bledi Çuçi më tej, ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione. Në këtë mbledhje, është diskuar po ashtu takimet e ministrave me deputetët. Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale.
Në fokus të analizës së Bledi Çuçit, ishte edhe performanca e deputetëve në debate publike, diskutimet në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale.
Pjesë e disktutimit ishte vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës. Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve apo të tjera nisma që duan 84 vota.
Ne mbledhje ka marre pjese edhe antari me i ri i kabinetit qeveritar, Blendi Gonxhe, si minister i Ekonomise, Kultures dhe Inovacionit, ndonse per kete te fundit dekreti i presidentit ende nuk ka dale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button