Rajoni

Vuçiç akuzon Kurtin për provokim lufte: Nuk mund të bllokojë mallrat serbe, populli do vdiste urie!

“Ju nuk mund ta ndaloni importin e mallrave serbe sipas rregulloreve që ekzistojnë sot, që nga Cefta e deri te të gjitha rregulloret e tjera. Nuk mund ta bëni! Së dyti, po tregoni se dëshironi të vdisni popullin serb në Kosovë. për t’i lënë pa ushqimet bazë, qumësht e bukë. Shumica e brumërave këta njerëz i marrin nga Rashka. Kjo tregon synimin e tyre për të dëbuar përgjithmonë popullatën serbe nga zona e veriut të Kosovës”, tha Vuçiç.

Vuçiç komentoi dhe pengmarrjen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, që ai vetë e quan arrestim, pasi thotë se u kapën në territorin serb.

Forcat speciale të Kosovës të arrestuara sot nuk kanë çfarë të kërkojnë në Serbinë qendrore pa miratimin e KFOR-it. Ne kemi prova dhe biseda të regjistruara që vërtetojnë se KFOR-i nuk ishte i informuar. Ata janë arrestuar 1.8 kilometra larg vijës administrative në rrugën Orahovë-Gjilicë. Ushtria jonë ka qenë 20 kilometra larg vendit të arrestimit të forcave speciale të Kosovës.

Ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha të dhënat dhe provat. Ata nuk janë rrahur, keqtrajtuar apo shpërfytyruar siç ka ndodhur me serbët e arrestuar nga policia e Kurtit”.

Presidenti serb akuzon kryeministrin e Kosovës se “po kërkon me çdo kusht të provokojë luftë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button