Ekonomia

Panariti: Politika dhe skema në mbështetje të grave për zhvillimin rural

Ministria e Bujqësisë, dhe programi UN Women, (Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore), prezantuan të mërkurën në Tiranë studimin “Situata e gruas dhe diversifikimi ekonomik në zonat rurale të Shqipërisë”, i cili ofron evidenca të pabarazisë gjinore në zonat rurale dhe bën thirrje për mbështetje të grave në fushat e sipërmarrjes; të drejtave mbi tokën; tregun e punës; angazhimin dhe kontributin në bujqësi dhe jashtë saj; si dhe akses në edukim profesional dhe këshillim.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, Marie-Helene Verney, përfaqësuese e UNHCR në Shqipëri, ekspertë të fushës së bujqësisë dhe të ftuar të tjerë nga institucionet e linjës.
Duke marrë fjalën, ministri Panariti vlerësoi rolin e madh dhe të pa zëvendësueshëm që kanë gratë, në zhvillimin e ekonomisë rurale.

“Përmes politikave dhe projekteve të ndryshme, ne do të adresojmë mbështetje të vazhdueshme për të nxitur rolin e gruas në aktivitetin rural, si faktor në rritjen dhe përmirësimin e ekonomisë bujqësore”- tha ministri Panariti, duke vënë theksin, në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme në zhvillimin dhe promovimin e mekanizmave që nxisin barazisë gjinore mes gruas dhe burrit dhe rrisin aksesin e grave në zhvillimin e komuniteteve lokale rurale.

“Gruaja është faktor i fuqishëm në zhvillimin e bujqësisë dhe kapërcen numrin e meshkujve si menaxhere e fermave bujqësore. Gratë në bujqësi zënë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore, por edhe në aspekt menaxherial luajnë rol të rëndësishëm, tha kreu i Bujqësisë.panariti-(7)

“Në skemat e subvencioneve kemi mbështetur më së shumti fermat që menaxhohen nga gratë.Por studimi i UNCHR, tregon se gratë ia kanë dalë dhe pa mbështetjen tonë”, deklaroi ministri Panariti.

Pavarësisht se pjesa e fermave familjare në pronësi të grave është shumë e vogël, shumica e grave rurale janë “menaxhere të fshehura të fermës”, sipas studimit të parë mbi gratë ruale në Shqipëri zhvilluar nga UN Women.

Të dhënat tregojnë se gratë janë më të angazhuara në aktivitetet e fermës (32% në krahasim me 22% të burrave), dhe kryejnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të rëndësishme bujqësore dhe blegtorale.

Studimi është shtrirë në 24 fshatra në mbarë vendin, ku janë intervistuar 1 017 gra dhe 309 burra në zonat rurale, përfshirë ekspertë dhe grupe të grave prodhuese. Qëllimi i tij është të studiojë gjendjen socio-ekonomike të grave në zonat rurale të Shqipërisë dhe te ofrojë rekomandime konkrete që mund të përmirësojnë situatën e gruas në fshat. Organizata “Partnerë në Zgjidhje dhe Zhvillim”, e cila ka realizuar studimin, prezantoi gjetjet kryesore të studimit duke evidentuar se gratë janë më të izoluara dhe kryejnë pjesën më të madhe të punëve në ngastra apo në shtëpi, ndërsa burrat janë më të prirur për të menaxhuar aktivetet që lëvrojnë paranë dhe të angazhohen në marrëdhënie me tregtarët dhe palët e treta.

panariti-(6)Studimi nxjerr në pah një pjesëmarrje shumë të ulët e grave dhe vajzave në tregun e punës dhe programet e trajnimit, kjo për shkak të kohës së papërshtatshme, distancës dhe mënyrës se si organizohen programet e trajnimit. Gjithashtu gratë në zonat rurale kanë akses të ulët ndaj mbështetjes financiare të shtetit ose nga donatorët. Shifrat zyrtare tregojnë se numri i grave përfituese është 5 herë më i ulët se burrat. Sipas studimit mungesa e rrjeteve dhe advokimit të grupeve të grave dhe zotërimi i kanaleve të informacionit nga burrat kanë ulur aksesin e grave ndaj mbështetjes financiare.

Studimi rekomandon se nevojitet zgjerim i shërbimeve të posaçme si mbështetje financiare, këshillim ligjor dhe rritje kapacitetesh sipërmarrëse për të arritur fuqizim ekonomik të grave dhe lehtësim i pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje duke i përfshirë ato si fermere e jo si “gra të fermerëve”. Ndërsa proçeset me pjesëmarrje janë të nevojshme për të krijuar antena sociale për të përçuar informacionin tek gratë dhe vajzat në nivel lokal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button