Kosova

Merkel shkon në Beograd me kushtin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Ambasadori në largim i Gjermanisë Heinz Wilhelmbeson “beson se kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të ketë kushte të reja për Serbinë”.

“Normalizimi i marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës është kushti kryesor, pa të nuk ka hapje të kapitullit 35, e pastaj as mbyllje dhe logjikisht as përparim. Jam relativisht i sigurt se nuk do të ketë kushte të reja dhe është mirë që vjen kancelarja Merkel, sepse ajo nuk do të vinte po të mos mendonte se shteti përparon”, ka thënë Wilhelm.

Ai, transmeton Koha.net raportin e B92, ka theksuar se nuk ka kushte të reja dhe kushti është i qartë Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe pastaj hapja e kapitujve.

Angela Merkel në Beograd shkon më 8 korrik.

Kancelarja gjermane do të qëndrojë edhe në Shqipëri e në Bosnjë e Hercegovinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button