Kronika

Tahiri driblon replikat: Nuk merremi me fjalë e histori, rëndësi ka puna

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë inaugurimit të Zyrës e Gjendjes Civile në Kënetë, tha se thuajse një qytet i tërë i cili po shndërrohet i tillë falë investimeve në infrastrukturë, nuk merrte as shërbimet më minimale si ato të Gjendjes Civile.

Tahiri është përpjekur të shmangë dhe situatën e fundit politike me akuza dhe replika mes dy forcave kryesore që qeverisin vendin: “Ne jemi të bindur t’i dedikohemi punës dhe jo llafeve. Unë e kuptoj që politika ju del nga televizori me lloj-lloj historish, por ajo që ka rëndësi në fund të ditës për qytetarët, ajo që ka rëndësi në fund të ditës për ju është puna. Jam shumë i bindur se dhe sot kur të shkoni në shtëpi, pasi të dëgjoni lajmet të paktën do jeni të qetë se një gjë që ju mungonte prej 10 vitesh sot e keni efektive”.

“Pra, nëse ju jeni të interesuar për atë që ndodh në politikë zakonisht, këta njerëz janë të interesuar për sa i shërbejmë ne qytetarëve. Jo vetëm këtu, por në gjithë Shqipërinë. Këtu jemi në Durrësin e Ri, thuajse një qytet i tërë i cili po shndërrohet i tillë falë investimeve në infrastrukturë, – vazhdoi ministri. – Ndërkohë që mbi 40 mijë banorë kanë më se 10 vite që nuk merrnin as shërbimet më minimale si ato të Gjendjes Civile. Dhe ishte e pakonceptueshme që të bëje dhjetëra kilometra për të shkuar për të marrë një certifikatë. Kjo nuk ndodh. Ndaj, me qeverinë e kaluar që vendosi të kthente në Njësi Administrative, duhet të kishte ndodhur që këtyre njerëzve t’u jepej një mundësi për të marrë shërbimet, siç është dhe patjetër Zyra e Gjendjes Civile”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button