Ekonomia

Paradoksi, AKZM lidh kontrata me bizneset për HEC-e dhe gurore në parqet kombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një audit të këtij viti ka zbuluar se Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) përveç rasteve të parashikuara në ligj si për qëllime pushimi, argëtimi, për mbarështimin e florës dhe faunës së egër, për gjueti, turistike etj., ka lidhur kontrata në zonat e mbrojtura me subjekte private për gurore, për prodhim materialesh inerte në karrierë, për impiante uji të pijshëm, për ndërtime HEC-esh, për nxjerrje mineralesh, vendosje antenash, të cilat janë lidhur nga DSHP në kundërshtim me ligjin Ligjit nr. 8906, datë 06.06.2002 “Për zonat e mbrojtura” i ndryshuar.

KLSH referon se, vetëm në Qarkun e Gjirokastrës janë lidhur tre kontrata 10 vjeçare dhe një kontratë 1 vjeçare me subjektin “Hidro Energia Pulita” shpk dhe dy kontrata 10 vjeçare me subjektin “Langarica & Energy” shpk, të cilat i shërbejnë ndërtimit të HEC -ve “Gostivisht”, “Langarica 3”, “Ura e Dashit” dhe ndërtimit të linjës elektrike që lidh HEC me rrjetin kryesor të Përmetit.

Këto kontrata janë dhënë në zonë të mbrojtur “Zonë e përdorimit të qëndrueshëm”, të “Parkut kombëtar” të ekosistemit natyror bredhi i Hotovës-Dangëlli me sipërfaqe të zgjeruar”. Në këtë zonë përfshihen habitate, pyjore e kullosore, pothuajse përreth zonës qendrore, për të cilën ajo shërben si zonë buferike

KLSH kërkon nga AKZM te merren të gjitha dosjet e HEC-ve dhe të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme monitorimi i aktiviteteve të HEC-eve në Zonat e Mbrojtura, në drejtim të zbatimit rigoroz të detyrimit të mbjelljes së numrit të pemëve të përcaktuara në kontratë. Nga AdZM-të dhe AKZM të studiohet potenciali mbajtës për aktivitete të biznesit në zonat e kategorisë së V-të dhe VI-të, si dhe të monitorohet në mënyrë rigoroze sasia e marrjes së ujit për devijim për
prodhim energjie dhe lënies së prurjes ekologjike prej 33 % në dobi të vetë sistemit ekologjik.

Ndërtimi i veprave të reja pavarësisht projekteve në miratim në zonat e kategorisë iI-të-III dhe iV-të, si dhe në shkallën e i-rë dhe të iI-të (rasti Valbonë, Bencë, Osum dhe Korab), të jepen VNM sipas përcaktimit të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Nga AKZM në kuadrin e përmirësimeve ligjore, të shprehet specifikisht në ligjin për zonat e mbrojtura, që në kategoritë iI,III për të gjitha shkallët e mbrojtura, për kategorinë iV për shkallën e parë dhe të dytë të mbrojtjes dhe për kategorinë V për shkallën e parë të mbrojtjes, të jetë e ndaluar ndërtimi i veprave si HEC-e, miniera, gurore dhe të tjera, që referuar veprimtarive të tyre të vërtetuara nga praktikat e deritanishme, sjellin dëme të mëdha në sistemin shëndetësor, natyror dhe human të zonës përkatëse.

Përmirësimet ligjore dhe zbatimi i sanksioneve duhet të sigurojnë një mbrojtje efikase për zonat e mbrojtura, duke mos lejuar veprimtaritë që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit në to. AKZM, në mënyrë të menjëhershme duhet të bashkëpunojë me AKMnë dhe MM, për të qartësuar sa më shpejt, nëse zhvillimi i këtyre aktiviteteve është i pajisur me leje mjedisore apo jo. Gjithashtu ajo duhet të themelojë një sistem ligjor të rreptë për mbrojtjen e ZM në projektligjin e ri që është duke hartuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button