Bota

Meksikë, arrestohet “menaxheri” i Guzman; pastronte mbi 300 milionë $ në vit

Autoritetet meksikane deklaruan se kanë arrestuar se kanë arrestuar menaxherin e financave të bosit të drogës, Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si “El Chapo”.

Juan Manuel Alvarez Inzunza, i njohur ndryshe me nofkën “Mbreti Midas”, u arrestua teksa kalonte pushimet në shtetin jugor Oaxaca.

Guzman, ish-lider i kartelit të Sinaloas, aktualisht ndodhet në pritje të ekstradimit në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për trafik droge në Kaliforni dhe vrasje në Teksas.

Ai u arrestua në janar, pas arratisjes së radhës nga një burg i sigurisë së lartë. Inzunza dyshohet se për llogari të kartelit më të madh të drogës ka pastruar nga 300 deri në 400 milionë dollarë në vit, përmes një rrjeti kompanish dhe pikash këmbimi të valutave.

Gjykata federale në Uashington kishte kërkuar arrestimin e financierit dhe ka gjasa që ekstradimi i tij në Amerikë të realizohet.

Më herët gjatë muajit ishte shefi i tij që kërkoi avancimin e procesit të ekstradimit, me qëllim sigurimin e një trajtimi më të mirë në burg.

Që nga arrestimi i Guzman, në janar të këtij viti, 6 muaj pasi u arratis nga burgu i sigurisë së lartë, ai është mbajtur nën një regjim të rreptë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button