Ekonomia

Ekonomi: Qeveria e angazhuar me nisma konkrete në zhvillimin e SME-ve

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi tha sot se qeveria është e angazhuar në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për këtë ka marrë një sërë iniciativash.

E pranishme në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, ku u prezantua “Indeksi i politikave të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për vitin 2016”, ministrja Ekonomi u shpreh se, “programet për mbështetje financiare, por edhe fushata antiinformalitet në vetvete janë një ndihmë, për këtë kategori biznesi dhe jo vetëm”.

Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, Jan Rudoplh duke vënë theksin në rëndësinë  e reformës në drejtësi, tha se “Shqipëria ka sfida të rëndësishme në zbatimin e ligjit, të drejtën e pronës dhe luftën kundër korrupsionit. Këto mbeten aspekte kyçe për përmirësimin e klimës së biznesit”.

Ndërsa manaxherja e Projektit të Divizionit të Europës Juglindore pranë OECD, Anita Ritcher u shpreh se Shqipëria ka bërë përmirësime në disa aspekte, por indeksi tregon se ka akoma nevojë për ndërhyrje të tjera. Në një krahasim me indeksin e fundit të vitit 2012 ajo theksoi tre pikat e forta dhe tre më të dobtat.

“Kur shohim më në detaj krahasimin mes të sotmes dhe 3-4 viteve më parë mund të themi se ky proces përmirësimi ka qenë i vazhdueshëm, por ka edhe disa sektorë ku mbeten akoma shumë gjëra për t’u bërë. Ne e dimë që në mjedisin operacional, Shqipëria ka performuar goxha mirë ashtu si edhe me kuadrin rregullator dhe në prokurimin publik. Në anën tjetër, kemi disa aspekte ku duhet të bëhen përmirësime dhe kjo ka të bëjë me aftësitë sipërmarrëse, nxitjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në atë që quhet ekonomi e gjelbër dhe politikat e inovacionit të kësaj kategorie ndërmarrjeje. Janë fusha që tregojnë një nevojë për ndërhyrje”, tha Ritcher.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button