Bota

“Dosja Panama”, kreu i Argjentinës mohon akuzat

Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri u zotua se do të vërtetojë pafajësinë e tij kur të shfaqet para Prokurorit Federal për të shpjeguar financat e tij.

Një hetim nisi të enjten në Argjentinë, pasi emri i Macrit u shfaq në dokumenta e Panamasë që dolën nga firma ligjore “Mossack Fonseca”.

Sipas mediave argjentinase, emri Marcri shfaqej në to si drejtor i një kompanie në Bahamas. Gjatë një fjalimi televiziv, presidenti Macri tha se nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe se do të bashkëpunonte me hetimin.

Ai tha se nuk kishte aksione dhe nuk kishte marrë asnjë pagesë si drejton i kompanive jashtë vendit. Diçka e tillë u tha edhe më herët nga zyra e tij, në një deklaratë zyrtare të presidencës shkruhej se Marci nuk kishte aksine dhe nuk merrte përfitime nga kompani jashtë vendit.

Por gazeta “La ancion”, një prej atyre që po shqyrtojnë dokumenat, shkruan se Macri ishte drejtor i kompanisë “Fleg Trading” nga viti 1998 deri më 2009.

Ai nuk e listoi këtë kompani në deklaratën e të ardhurave të tij në vitin 2007, kur u bë kryetar bashkie i Buenos Aires dhe as në 2015, kur u bë presidenti i vendit.

Sipas zyrës së presidentit, një grup biznesi që zotërohej nga familja Macri, kishte krijuar një kompani përmes firmës ligjore në qendër të skandalit të Panamasë. Por, mëqë vetë presidenti nuk merrte asnjë të ardhur nga kjo kompani, nuk kishte arsye që të përmendjen në deklaratat e tij financiare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button