Kronika

Dita ndërkombëtarë e romëve, Totozani: Shoqëria i pranon vetëm formalisht

Në ditën ndërkombëtarëve të romëve, Avokati i Popullit Igli Totozani kërkon të mos përsëriten më zhvendosjhet me forcë të romëve nga vendbanimet e tyre. Sistemi ynë social, shprehet ai, i pranon romët vetëm formalisht, pasi realisht ata janë të përjashtuar.

“Romët janë një grup vulnerabël dhe në risk. Sistemi ynë social (strehimi, regjistrimi në gjendjen civile, përfitimi i ndihmës ekonomike, arsimimi, punësimi, formimi profesional, kujdesi shëndetësor dhe çdo beneficë që ky sistem, ua siguron qytetarëve të vet), i pranon vetëm formalisht këta individë, por në realitet ata janë të përjashtuar nga shumë shërbime publike, ose përballen me forma diskriminimi. Barazia formale ekziston për pjesëtarët e këtij minoriteti, por ajo nuk është kthyer në një barazi reale thelbësore për këtë minoritet”, thuhet në deklaratën e z. Totozani.

Avokati i Popullit konstaton me shqetësim se fëmijët Romë, vazhdojnë të vuajnë problemin e braktisjes së shkollës, mosfrekuentimit të rregullt të saj, si dhe të krijimit të një ambienti paragjykues dhe jo pranues për ta në shkollë. Gjithashtu, nuk mungojnë rastet unike të segregimit në shkolla, me shumicë dërrmuese të nxënësve nga komuniteti romë. Ndërsa, shfrytëzimi i tyre për punë vazhdon të mbetet një çështje serioze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button