Politika

Basha: Nëse vërtetë e do reformën në drejtësi, zgjidhjen e ka në tryezë

Hipokrizi e mesditës. Rama nuk tërhiqet nga bllokimi por gjen pretekste për t’i ikur përgjegjësisë dhe për t’ju fshehur Venecias, deklaroi  për mediat sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha në përgjigje të propozimit që ofroi kryeministri Edi Rama për reformën në drejtësi.

Në vijim, Basha shprehet se “Nëse vërtetë e do reformën në drejtësi, zgjidhjen e ka gati, e ka në tryeze. Ja ç’fare roli i jep propozimi i PD ndërkombëtareve në proces: “Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni. Gjithashtu, ONM ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare. Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumentave dhe provave të administruara nga komisioni. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti.”

“Kjo zgjidhje e ofruar nga opozita eshte tërësisht sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias që është arbitri i vetem i kërkuar dhe i pranuar nga të gjitha palët”, përfundon Basha.

Related Articles

Comente

  1. Basha.te gjithe shqipetaret ju njohin ju dhe plehrat e sali berishes ne PD fashiste.Ju doni ta varrosni popullin shqipetar ne diten e vetme te bardhe ne ate te qenit ne Europe.Plehrat shqipetare kane bere te njejten gje qysh 2316 vjet me pare dhe nuk jane ndeshkuar.Sot eshte ndryshe.Ju po ja beni varrin popullit shqipeter por vetem ju do ta shikoni si do digjeni te gjalle me gjithe cfare kini.,Ju e dini kete .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button