Kronika

Kodheli nxit gjimnazistët për studime ushtarake: Karriera në FA do të jetë e shkëlqyer

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është takuar sot me gjimnazistët e “Sami Frashërit” në kryeqytet. Duke u ndalur tek arritjet e ushtrisë shqiptare dhe angazhimit të saj në strukturat euro-atlantike, ministrja Kodheli ka nxitur të rinjtë që në përfundim të studimeve të shkollës së mesme të vijojnë studimet në shkollën ushtarake.

Ndërsa, është shprehur se karriera në Forcat e Armatosura do të jetë e shkëlqyer për ta, ministrja Kodheli ka theksuar se në këtë mënyrë të rinjtë do të zgjedhin të shërbejnë me uniformë.

“Nëse zgjidhni të shkolloheni në fushën ushtarake, do të keni mundësi të studioni edhe jashtë vendit. Në këtë mënyrë do të zgjidhni të shërbeni me uniforme, dhe them se karriera në fa do të jetë e shkëlqyer për ju”, u shpreh ministrja Kodheli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button