Kronika

Atentati i mbetur në tentativë, policia: I plagosuri ka pasur konflikte ndërtimi

Policia e Tiranës ka bërë të ditura disa të dhëna gjatë kësaj të enjteje, mbi tentativën e mbrëmshme për vrasje të ndodhur rreth orës 20:30, kur një autor i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ndaj 56-vjeçarit L. Kazani nga Tirana, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, i plagosur vetëm në dorë.

Sipas burimeve të policisë, shtetasi në fjalë ka pasur konflikte të vazhdueshme me 3 vëllezërit, Shkëlqim, Arben dhe Frederik B., respektivisht 43, 44 dhe 51 vjeç, të tre nga Tirana, si pasojë e ndërtimit të një pallati në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në Durrës.

Ndaj 3 vëllezërve janë referuar materiale për vepra të ndryshme penale, si “shtrëngim për dhënie pasurie” ndaj Arbenit, i cili është përpjekur me forcë e vazhdimisht të ndalojë ndërtimin e pallatit. Kallëzimi nga shtetasi Kazani është kryer në shkurt 2013, e vetëm dy muaj më vonë është ndaluar i kallëzuari nga Policia e Durrësit. Ndaj tij kishte nisur edhe procedim penal për veprën “vetëgjyqësi”.

Në mars të po atij viti, për veprën e fundit është proceduar penalisht edhe vëllai tjetër, Shkëlqimi. Në korrik të 2014-s, dy vëllezërit janë proceduar për tentativë dhune…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button