Ekonomia

Janar-mars- 561.948 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri

Në tremujorin e parë të vitit 2016, 561.948 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015, sipas statistikave të INSTAT-it, numri i shtetasve të huaj që hynë në venidn tonë u rrit 15,3 %. Daljet e shtetasve shqiptarë janë 1.028.255 duke shënuar rritje prej 18,2 % për të njëjtën periudhë.

Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë për pushime dhe vizita ditore në këtë tremujor rezulton 58.715 vizitorë, ndërsa në të njëjtin tremujor të një viti më parë ky numër ishte 47.646 vizitorë.

Hyrjet e shtetasve të huaj sipas mënyrës së udhëtimit në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe me 83,6 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 13,0 % dhe 3,4 %.

Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që hyjnë për qëllime personale në tremujorin e parë është 550.664 shtetas dhe përbëjnë 98 % të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Këtu përfshihen vizitat për pushime, vizita te të afërm dhe miq, vizita shëndetësore, fetare etj. Krahasuar me tremujorin e parë 2015, numri i shtetasve për qëllime personale është rritur 15,3 %.

Shtetasit të huaj për qëllime biznesi përbëjnë 2,0 % e hyrjeve të shtetasve të huaj. Në këtë tremujor, numri i shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë nga rajoni i Evropës është 542.841 dhe përbëjnë 96,6 % të numrit gjithsej të shtetasve të huaj.

Numri i shtetasve nga vendet e Evropës Perëndimore është 18.881, krahasuar me tremujorin e parë 2015, është ulur 8,5 %, ndërsa numri i shtetasve të ardhur nga vendet e Evropës Jugore prej 489.785 është rritur me 21,7 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button