Kosova

Protesta e opozitës, Limaj: Ne i meritojmë vizat, por nuk do të japim tokën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën zhvilluan të shtunën protestën e radhës në Sheshin “Skënderbe”, në Prishtinë.

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur protestës së sotme që u organizua në kundërshtim të dy marrëveshjeve, Asociacioni për Komunat Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi.

Protesta e dy subjekteve opozitare është organizuar kundër Qeverisë së Kosovës, të cilën e quajnë pa legjitimitet, si dhe në kundështrim të marrëveshjeve mbi demarkacionin dhe Asociacionin.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj edhe një herë i bëri thirrje koalicionit qeverisës që të jap dorëheqje, pasi është qeveri anit-kushtetuese. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës meritojnë vizat, por nuk do të japim asnjë pëllëmbë tokë.

liAi ka thënë se sheshi i kryeqytetit është i mbushur plot me mesazhin e qartë se po vazhdojnë me kundërshtimin e qeverisë jokushtetuese.

“Sot ne në këtë shesh i bëjmë thirrje këtij koalicioni për dorëheqje pasi ka shkelur kushtetutën e vendit. Që nga dita e parë kjo qeveri në vend që të fillojë për ta ndryshuar jetën e qytetarëve, filluan mashtrimin e qytetarëve. Po na thonë se po i marrim vizat e po japim tokë, por jemi këtu që t’u themi se ne i meritojmë vizat dhe nuk do të japim asnjë pëllëmbë tokë. Më vonë do ta na tregojnë për një pazar tjetër, ku do të thonë po formojmë Asociacionin dhe po formojmë ushtrinë, ne i themi po ushtrisë dhe jo asociacionit”, tha ai.

Krasniqi: Dorëheqja e Mustafës dhe Thaçit është fundi i krizës

unnamed (5)Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas për Kosovën, Jakup Krasniqi ka deklaruar se i themi jo demarkacionit me Malin e Zi, i cili me të drejtë është kontestuar, dhe të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që kanë bërë Mustafa dhe Thaçi, të cilët nuk kanë sjellë marrëveshje në favor të qytetarëve të Kosovës, por për interes të tyre personal.

Ai para protestuesve ka theksuar se dorëheqja e Mustafës dhe Thaçit është fundi i krizës në Kosovë, kurse vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të ia kthejnë qeverisë legjitimitetin.

Haradinaj: Sot Kosova është në këmbë

Me fjalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është përmbyllur protesta e sotme.

Duke e parë masën e madhe të protestuesve Haradinaj tha se Kosova është në këmbë. “Ne jemi po ky popull që e ngriti Kosovën në vitin 1999. Për të fituar të drejtën tonë jemi flijuar me dekada, ndërsa me pavarësinë e Kosovës është vendos paqja në Ballkan. Por sot jemi duke e humbur shpresën në vendin tonë”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së tha se Kosova është në rrezik nga dy gjëra, ndërhyrjet nga shteti fqinj dhe nga Qeveria. “Nga Qeveria është rrezik sepse me korrupsion e ka mbytur shoqërinë. Po ashtu, kjo qeveri rrezikon kushtetutshmërinë ndërsa me Asociacion dhe Demarkacion humbim shumë”, tha Haradinaj.

Haradinaj kërkoi nga Qeveria që t’ia kthejë mandatin qytetarit ndërsa tha se vetëm të bashkuar mund të fitojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button