Zgjedhjet lokale 2015

Milo promovon Veliajn: Të votojmë programin e majtë

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka kërkuar votën e mbështetësve të tij për kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj.

Në një takim me elektoratin, ku ishte i pranishëm edhe vetë ish-ministri i Mirëqënies Sociale, Milo është shprehur se vetëm Aleanca për Shqipërinë Europiane mund t’i bëjë ndryshimin e duhur kryeqytetit.

“Ju ftoj të votoni programin e kandidatit Veliaj, me qëllim që t’i bindim qytetarët për pajtueshmërinë e këtij programi dhe për vullnetin e koalicionit tonë për t’ia ndërruar faqen Tiranës. Ne mbetemi të vetmit përfaqësues të demokracisë dhe Shqipërisë europiane”, ka thënë Milo.

Në të njëjtat linja, në fjalën e tij Veliaj ka nënvizuar se koalicioni i majtë nuk është thjesht një grupim politik, por një grupim qytetar.

“Koalicioni i majtë nuk është thjesht një koalicion politik, por është një koalicion qytetar. Nuk jemi këtu në një fushatë aritmetike, por në një fushatë idesh për çështjet sociale. Ne duam të trajtojmë në këtë fushatë ato probleme që qytetarët diskutojnë në tavolinat e tyre”, ka thënë Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button