Kronika

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e paradites në zonën e Brrylit në Tiranë, ku një kamion ka përplasur një 60-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10.30, teksa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Viktima është identifikuar si P.H., 60 vjeç, dhe mësohet se ai ka ndërruar jetë në vend. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button