Bota

Wikileaks: Merkel, Ban Ki-moon, Sarkozi dhe Berlusconi nën përgjimin e NSA-së

Agjencia e shërbimeve sekrete amerikane NSA-ja ka përgjuar bisedat e kancelares gjermane Angela Merkel dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon dhe disa liderëve evropianë, sipas informacioneve të Wikileaks publikuar sot në të përditshmen gjermane Süddeutsche Zeitung (SZ).

“Sipas shënimit të NSA-së mbi këtë takim, Ban i pohon Merkel se opinioni publik global dëshironte që Evropa të vijonte me rolin e saj pozitiv në luftën kundër ngrohjes klimatike”, shkruan e përditshmja e Mynihut, duke cituar Wikileaks-in.

“Ban ka përgëzuar përpjekjet e Merkel për çështjen klimatike si dhe punën e saj për të fituar besimin e kolegëve evropianë në këtë çështje, vijon gazeta.

Referuar Wikileaks, NSA-ja ka përgjuar gjithashtu disa biseda të kancelares, për shembull me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozi ose me ish-presidentin e Këshillit italian Silvio Berlusconi.

Takimi midis tre zyrtarëve të lartë daton nga viti 2011, ku paraqitet me të gjitha detajet e bisedës. Sipas Wikileaks, Merkel dhe Sarkozi në këtë takim kanë ushtruar presion ndaj Berlusconit për të reduktuar borxhin e shtetit italian dhe forcuar pozitat e sektorit bankar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button