Kosova

Presidenti i Kosovës zgjidhet të premten në orën 11:00

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës pritet të ndodhë të premten, bëri të ditur sot Gazeta Express.

Sipas saj, votimi në parlament parashikohet të zhvillohet rreth orës 11:00.

Kreu i PDK- së, Hashim Thaçi nuk do të jetë kandidati i vetëm i koalicionit që do të futet në votim, ndërsa përballë tij do të jetë Rafet Rama, gjithashtu anëtar i PDK-së.

Hashim Thaçi, pritet që paraprakisht, të dorëzojë dorëheqjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, e pastaj të niset për në seancën e jashtëzakonshme, që do të votohet për postin e Presidentit të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button