Kronika

Tiranë, shkatërrohet grupi kriminal i vjedhjeve

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal vjedhjesh, ku ka arrestuar 3 persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare, ata kanë vjedhur gjatë natës banesën e F. C., 39 vjeç.

Të arrestuar janë Leon Deda, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Edmond Ndreca, 20 vjeç dhe David Prela, 19 vjeç. Në kërkim janë shpallur Xh. M., 19 vheç dhe A. M, 18 vjeç nga Tirana.

Këta persona dyshohet të jenë autorë edhe të 7 vjedhjeve të tjera të kryera në Tiranë gjatë tre muajve të fundit. Policët e Komisariatit nr. 5 prej disa kohësh ishin nën mbikqyrje të këtyre shtetasve, të cilët kryenin vjedhje në bashkëpunim me njeri-tjetrin deri në momentin e dokumentimit të plotë të aktivitetit të tyre kriminal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button