Kronika

Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Kapet në Spanjë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, Lulëzim Berisha.

I shumëkërkuari u kap dhe arrestua si rezultat i shkëmbimit të informacionieve mes FAST Albanias dhe FAST Spanjës në Sant Joan, Alicante. Berisha pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, pas plotësimit të dokumentacioneve përkatëse.

Berisha njihet si kreu i Bandës së Durrësit, një organizatë kriminale, e cila është përgjegjëse për disa krime të rënda përgjatë shumë viteve.

Lulzim Berisha u arrestua në 6 prill 2006, për një sërë vrasjesh dhe krimesh të tjera dhe gjithashtu krijimin e një organizate, ndërsa më pas u lirua me kusht në 5 dhjetor të vitit 2016, pra 7 vite më parë, pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit. Më herët vetë Gjykata e Lartë ka ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

Ai u shpall në kërkim në vitin 2020 nga SPAK, pas zbardhjes së krimeve. Në vitin 2021 Gjykata e Lartë vendosi rikthimin në burg të Berishës, ndërsa Gjykata Kushtetuese vendosi lënien në fuqi të këtij vendimi në vitin 2022.

Njoftimi i policisë:

“Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukseshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button