Ekonomia

Ahmetaj: Do të vijojmë trendin e reformave si mbështetje e drejtpërdrejt për qytetarët

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sot se qeveria do të vijojë me reformat, ndërsa i cilësoi ato si mbështetje e drejtpërdrejt për qytetarët.

Në një postim në rrjetin social, “Facebook”, Ahmetaj komentoi Anketën e Institutit të Statistikave për forcat e punës në tremujorin e tretë.

Tashmë lajmet pozitive janë normaliteti i ri për ekonominë shqiptare. Pas vlerësimit të Moody’s, edhe INSTAT konfirmon trendin tejet pozitiv në tregun e punës”, shkruan Ahmetaj.

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2016, shkalla e punësimit është 57,1 %. Punësimi gjatë këtij tremujori shfaq një tendencë në rritje si në terma vjetorë, ashtu dhe në terma tremujorë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015, punësimi u rrit me 8,5 %.

Lajm i mirë, shkruan ministri Ahmetaj, edhe për uljen e papunësisë që në tremujorin e tretë 2016, është ulur në 14,7 % ose 2,5 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. “Rritja ekonomike vazhdon të konsolidohet dita-ditës. Në 2017, do të vijojmë trendin e reformave si mbështetje e drejtpërdrejt për qytetarët!”, komenton ministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button