Politika

Deputeti i PS ironizon Salianjin: Tani që u bashkuat po na fusni frikën

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ironizoi Ervin Salianjin gjatë një debati në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Ai iu referua bashkimit të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit duke thënë se tashmë kanë filluar të kenë frikë.

“Rëndësi ka që ju sot keni arritur një gjë të madhe dhe shyqyr që ju erdhi dita të merreni me ne meqënëse i zgjidhët hallet tuaja, sidomos tani që u bashkuat njëherë na futët frikën dhe po na trembni. E para njëherë, Asambleja Socialiste e cila ishte këtë herë me dyer të hapura, nuk votoi sepse do të votojë në kongresin e fillim tetorit, pra kur të mblidhet do të votojë. Po flas për sekretariatin. Asambleja është organ i Partisë Socialiste, për rrjedhojë merret me organizimin e strukturave të Partisë Socialiste. Në Asamble votohet sekretariati i PS-së, i cili aty u propozua, por nuk u votua dhe do të mblidhemi në fillim të tetorit për të votuar,” – sqaroi Pëllumbi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button