Kronika

Donald Lu: Njerëzit duan të shohin ndryshime nga dekriminalizimi dhe reforma në gjyqësor

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve online, ku pohon se “kam shpresë që gjerat do të ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri”.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, shprehet: “Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe unë jam i kënaqur që ne mund të kemi një bisedë në lidhje me korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime – nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave”.

“Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime – nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave”, vijon komentin e tij, Donald Lu.

Por si do të ndodhë ky ndryshim? Donald Lu ka përgjigjien edhe për këtë pyetje të adresuar nga njëri prej ndjekësve të Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale.

“Ndryshimi i Shqipërinë do të fillojë me ligje te reja për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare të Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.

Një tjetër pyetje lidhej me dyshimet nëse klasa politike e vendit tonë është në gjendje që të shkulë fenomenin e korrupsionit. Donald Lu dha një përgjigjie të qartë për këtë.

“Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën antikorrupsion. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt.”, thotë ai.

Ambasadori Lu u pyet nëse Shtetet e Bashkuara kanë informacione të klasifikuara me emra politikanësh apo biznesmenësh të përfshirë në korrupsion apo krime të tjera dhe nëse po, a do të dalë Ambasada Amerikane me emra konkretë pas miratimit të reformës në drejtësi?

“Unë e di se shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminalë. Ata janë ato ose ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Ata janë ata ose ato te cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja”, ishte përgjigjia e ambasadorit.

Ambasadori e cilësoi si të patolerueshme gjendjen me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë. “Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi”, thotë ai.

Gjykatësit dhe prokurorët duhet të japin llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre, vijon Lu. “Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat”, thotë ai.

Duke iu përgjigjur rezervave të shprehura nga një komentues, edhe Donald Lu shprehu rezervat e veta në lidhje me gatishmërinë e një pjese të deputetëve në Kuvend për të miratuar reformën në drejtësi.

“Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button