Kronika

Manjani i heq licencën dy përmbaruesve privatë

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka urdhëruar që t’i hiqet licenca dy përmbaruesve privatë gjyqësor A.T dhe E.Gj, me seli ne Tiranë.

Ndaj veprimtarisë së dy përmbaruesve, me urdhër të  ministrit të Drejtësisë, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Inspektimit të Çështjeve të Drejtësisë, ka ushtruar një inspektim  me objekt verifikimin e procedurave ligjore të ndjekura në ekzekutimin e titujve ekzekutivë.

Nga analiza e rrethanava të faktit të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit, referuar veprimeve të kryera nga ana e dy përmbaruesve, nga grupi i inspektimit si dhe nga Komisioni Disiplinor i Përmbaruesve Gjyqësorë Privat u konstatuan shkelje që përbëjnë shkak për fillimin e procedimit disiplinor.

Përsa më sipër, mbështetur në ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, ministri Manjani ka vendosur për heqjen e çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë dhe çregjistrimin nga regjistri i përmbaruesve gjyqësore private të këtyre dy shtetasve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button