Kronika

Zv.ministri i Brendshëm: Nuk ka fluks shkarkimesh në polici

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Stefan Çipa zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Gjirokastër. Zv/ministri kërkoi angazhimin maksimal të Policisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 Qershorit, luftën kundër kanabisit dhe masat për sezonin turistik.

Ai tha se ndëshkimet do të jenë të ashpra për punonjës policie që mund të implikohen në raste të kultivimit të narkotikëve.

“I ndalohet kategorikisht çdo punonjësi policie që të jetë anëtar i një force politike, të kontribuojë për një forcë politike, si në pjesëmarrje, si financiarisht. Por edhe monitorimi që do bëhet nga Task-Forca qendrore që është krijuar pranë Këshillit të Ministrave që drejtohet nga Zv/Kryeministrja dhe vazhdojnë pastaj për këtë monitorim. Më qëllim që siç ka qenë dhe urdhri i Kryeministrit, strukturat e policisë janë angazhuar totalisht që të mos përfshihen absolutisht asnjë, jo vetëm brenda orareve zyrtare sepse për oraret zyrtare ka pjesë të administratës publike. Ndërsa strukturat e Policisë, Garda e Republikës nuk do përfshihen”, – tha Çipa.

Çipa mohoi zërat për shkurtim të numrit të punonjësve të Policisë së Shtetit pas ardhjes në këtë detyrë të ministrit teknik, Dritan Demiraj.

“Është absolutisht e pavërtetë që do ketë fluks shkarkimesh. Fluksi ose mënyra e shkarkimit ose ndëshkimit të punonjësve të Policisë janë vetëm kur shkel cilësinë dhe mënyrën e punës së tij. Dhe kuptohet që ndëshkime në radhët e Policisë ka pasur në vazhdimësi, pasi për ta bërë Policinë e Shtetit nga institucioni më pak i besuar në institucionin më të besuar kuptohet që ka pasur edhe masa ndëshkimore. Por doja të përmendja që numri prej afërsisht 11 mijë punonjës policie që kanë qenë, me urdhrin numër 258 datë 19.05.2017 të Ministrit të Punëve të Brendshme është implementuar në strukturën aktuale të Policisë së Shtetit. Doja të thosha që ky numër aktual i Policisë së Shtetit me miratimin e strukturës është vetëm i mbrojtur dhe nuk ka absolutisht asnjë shkurtim. Pra, numri është ky që ka qenë”, – u shpreh Çipa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button