Kronika

Shkodër, vetëmbytet në Bunë 62-vjeçari

Një person është gjetur i mbytur këtë mëngjez në lumin e Bunës, pranë fshatit Zus të Shkodrës. Viktima është identifikuar si shtetasi Nikë Strugaci, 62 vjeç nga Shkodra.

Sipas policisë, nga ekspertiza paraprake rezulton se viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e depresionit.

Megjithatë, grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button