Teknologji

Sony do ta braktis prodhimin e telefonave dhe televizorëve!

Sony ka për qëllim të rritë fitimin operativ për 25 herë më shumë brenda tri viteve të ardhshme, dhe sipas planit të saj, rritja e biznesit të Sony do të vijë nga sensorët e kamerave dhe njësitë e PlayStation, tha shefi ekzekutiv i kompanisë.

sony-do-ta-braktis-prodhimin-e-telefonave-dhe-televizor-euml-ve_hdDhe kjo strategji nënkupton se Sony mund ta braktis biznesin e saj të telefonave të mençur mobil dhe televizorëve.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Sony Kazuo Hirai tha të mërkurën se kompania e tij nuk do ta ndjekë më rritjen e shitjes në fusha të tilla si telefonat e mençur, ku ajo ka vuajtur nga konkurrenca që vie nga rivalët më të lirë aziatik, si dhe udhëheqësit e industrisë si Apple dhe Samsung.

Në vend të tyre, Sony do t’i fokusojë shpenzimet e saj në bizneset më fitimprurëse, përkatësisht në sensorët e kamerave, video-lojërat dhe argëtimin, derisa kompania kërkon të kthehet në rritje të fitimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button