Ekonomia

Shëngjin-OSHEE: Linja e re elektrike, pushuesit energji pa nderprerje

OSHEE bën të ditur se, ne Shengjin ka nisur ndërhyrja emergjente për vendosjen e linjes se re elektrike, me një gjatësi prej 1.2 km, e cila do t’ju shërbeje banorëve dhe biznesëve per të mos patur më problem me energjine.

Sipas OSHEE-s, linjat e energjisë elektrike në zonën turistike të Kunës në Shëngjin nuk do të rrezikojë më pushuesit, ndërsa nuk do të ketë më as ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Armand Zhuka, tha se kjo eshte nje nderhyrje emergjente ne ndihme te qytareve dhe pushuesve. Të gjitha shtyllat elektrike do te jenë te siguruara dhe do të kalojnë në aksin e rrugës.

OSHEE njoftoi dhe hapjen e zyrës së kujdesit ndaj klientit në Shëngjin, ku qytetarët mund të drejtohen për çdo problem të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button