Kosova
NATO, vitin e ardhshëm samit në Kosovë
Asambleja parlamentare e NATO-s për herë të parë ka futur në kalendarin e veprimtarive të veta Kosovën si vend pritës.
Këtë e ka bërë të ditur ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko në Facebook, i cili ka shkruar se, në nëntor 2016 në Prishtinë do të mbahet seminari Rose-Routh, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.
Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar po në Facebook duke thënë se, ky është një lajm i mirë për Kosovën, pasi pas shumë përpjekjesh Sekretariati i Asamblesë vendosi që takimi Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vitin e ardhshëm të mbahet në Kosovë.
hej,
per te mira e gezime.