Kronika

Kurbin, lumi merr para furgonin me nxënës, shpëtojnë fëmijët

Ka shpëtuar për mrekulli një furgon me pasagjerë dhe me disa nxënës shkolle, i cili ka rrezikuar të mbytet mëngjesin e sotëm pasi është marrë nga rrjedha e lumit në fshatin Skuraj në Kurbin.

skurajKa qenë ndërhyrja e banorëve dhe paralajmërimi i drejtuesit të mjetit ai që ka shpëtuar pasagjerët e furgonit, ndërkohë që mjeti ka mbetur në ujë për disa orë dhe vetëm falë ndërhyrjes së policisë dhe komunës Milot kanë mundësuar nxjerrjen e tij nga lumi.

Banorët e fshatit Skuraj kalojnë lumin me anë të një ure të vogël, pasi ura e madhe që lidhte dy anët e lumit është shkatërruar para disa muajsh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button