Kosova

Kisha Ortodokse Serbe konfirmon regjistrimin e pronës së Manastirit të Deçanit

Kisha Ortodokse serbe njoftoi të mërkurën se toka prej 24 hektarësh përreth Manastirit të Deçanit është regjistruar në emër të këtij manastiri, një javë pasi qeveria e Kosovës tha se i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për ato prona.

Në një njoftim të dioqezës Rashkë-Prizren të Kishës Ortodokse Serbe thuhet se “përfaqësuesi i autorizuar i Manastirit të Deçanit sot ka marrë një dokument zyrtar kadastral nga Kadastra Qendrore e Kosovës në Prishtinë, që përfshinë 24 hektarët”.

Zbatimi i vendimit lidhet drejtpërdrejt me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Vendimi u mirëprit nga diplomacia perëndimore e cila kishte ushtruar trysni për tetë vjet me ardhë mbi të gjitha qeveritë e Kosovës për zbatimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button