Ekonomia

Miratohen rregullat për banesat me kosto të ulët, ja kush përfiton

Në zbatim të politikave “Për programet sociale të strehimit, Ministria e Zhvillimit Urban ka bërë të ditur rregullat e reja të zbatimit të programit të banesave me kosto të ulët.

Një ndër rregullat e rishikuara në këtë program është ajo e kohës së pranimit të lidhjes së kontratës për të përfituar një banesë sociale.

Në ligjin e ri, Nëse qytetari (familja) i/e miratuar me vendim të këshillit bashkiak përkatës, nuk paraqitet për/ose nuk pranon lidhjen e kontratës brenda një periudhe kohore 1-mujore (një- mujore) nga njoftimi i kryer nga EKB-ja, ky i fundit i drejtohet për zëvendësimin e këtij qytetari Këshillit Bashkiak, i cili përcakton një qytetar tjetër për t’u trajtuar me strehim në këtë apartament.
Nga ana tjetër, si pjesë e rregullave të reja, në rast se këshilli bashkiak përkatës, brenda një periudhe kohore 5-mujore (pesë- mujore), nuk bën zëvendësimin me një familje tjetër përfituese, EKB-ja me vendim të Këshillit Drejtues të institucionit, pas miratimit nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shet apartamentin në tregun e lirë.”.

Nga ana tjetër, është përcaktuar edhe vlera e apartamentit, ajo llogaritet nga Enti Kombëtar i Banesave dhe shlyhet nga familja me këste nga 25 deri në 35 vjet, me normë interesi prej 2.0% në vit, në bazë të nivelit të të ardhurave familjare, me kusht që kësti mujor të mos jetë më i madh se 35% e të ardhurave mujore. “EKB-ja harton planin e amortizimit për çdo familje përfituese, i cili do të jetë pjesë përbërëse e kontratës.”- përcaktohet në udhëzimin e ri të Ministrisë.

Rregullat e reja përcaktojnë edhe çështjen e pronësisë nga familja. Kur familja shlyen vlerën e banesës, duke u bërë pronare e saj, enti lidh kontratën përfundimtare me kushtet e përcaktuara në ligjin nr. 9232, datë 13.5.2004. 6/2. Në rastet kur familja përfituese ka lidhur kontratë me entin, para daljes së udhëzimit nr. 19, veprohet si më poshtë:

a) Në rastet e pamundësisë financiare për shlyerjen e kësteve, sipas kontratës, enti bazuar në dokumentacionin e nivelit së të ardhurave familjare të paraqitura nga kjo familje dhe verifikimin në vend, bën rillogaritjen e këstit që do të paguhet, sipas kushteve të përcaktuara në pikën 6 të këtij udhëzimi, duke zgjatur afatin e shlyerjes deri në 35 vjet, i cili fillon nga momenti i lidhjes së kontratës së mëparshme. Në momentin e lidhjes së kontratës së re qytetari duhet të shlyejë kamatëvonesat e prapambetura, brenda 1 viti kalendarik. Llogaritja e këstit mujor të bëhet mbi bazën e vlerës së mbetur të apartamentit, ku do të përfshihen edhe këstet e papaguara deri në momentin e rilidhjes së kontratës.

b) Kur vlera e apartamentit nuk është shlyer brenda afateve të përcaktuara në kontratë, lidhet një kontratë shtesë për shlyerjen e detyrimit të mbetur, me një afat kohor 5–10 vjet, në varësi të nivelit të të ardhurave familjare, me interes 2% në vit, me këst mujor jo më të vogël se 2.500 lekë. Afati i shlyerjes fillon me nënshkrimin e kontratës shtesë. 6/3. Në të gjitha rastet, nëse pas rillogaritjes rezulton se kësti është më i lartë se 35% së të ardhurave mujore, familja kalon në kontratë qiraje sociale.

Për vlerësimin e këstit të përballueshëm përdoren kriteret e mëposhtme: a) Shtyrjen e afatit deri në 35 vjet b) Kësti mujor jo më i lartë se 35% e të ardhurave c) Të ardhurat mujore familjare, pas pagimit të këstit të mos bien nën nivelin e ndihmës ekonomike. 6/4. Nëse qytetari/familja pranon të lidhë kontratën e qirasë, referuar pikës 6/3 të këtij udhëzimi, EKB-ja lidh kontratën e qirasë me kryefamiljarin. Llogaritja e qirasë i referohet nenit 11, pika 2, të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, i ndryshuar, sipas pasqyrës nr. 3, bashkëlidhur udhëzimit.

Kostoja e ndërtimit t’i referohet pjesës së pashlyer të detyrimit. Referuar nenit 24, të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, i ndryshuar, qiraja e përballueshme të llogaritet jo më shumë se 25% e të ardhurave mujore familjare, të verifikuar në bazë të dokumentacionit përkatës që duhet të dorëzojë familja, por jo më pak se 2500 lekë në muaj.

Për familjet që nuk kanë mundësi financiare për të shlyer qiranë mujore, MZHU-ja planifikon fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë sociale, në masën që përcaktohet nga enti për mbulimin e shpenzimeve për menaxhimin e mirëmbajtjes.

Kur familja nuk shlyen qiranë mujore për 3 muaj rresht për arsye të pajustifikuara, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 12, të ligjit nr. 9232, datë 13.52004, i ndryshuar, EKB-ja zgjidh kontratën e qirasë dhe ndjek procedurat ligjore për lirimin e banesës.

Për banesën e liruar, EKB-ja i kërkon këshillit bashkiak të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse referuar pikës 1 të këtij udhëzimi, që të zëvendësojë familjen me një familje tjetër të pastrehë, për t’u trajtuar me strehim në këtë apartament.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button