Kosova

Ndikimi i politikave të barazisë gjinore në jetën publike dhe institucionale

Në Prishtinë sot po mbahet konferenca rajonale “Arritjet dhe sfidat e politikave për barazi gjinore në Kosovë”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore nga Prishtina dhe Akcija Zdruzhenska nga Shkupi, në kuadër të projektit për ndërkufitar të organizatave të grave, përkrahur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Në konferencë po marrin pjesë shumë përfaqësues nga institucionet qeveritare dhe publike, shoqëria civile kosovare dhe maqedonase, Zyra e Bashkimit Europian, mediat, etj.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, deklaroi se temat të cilat diskutohen sot kanë rëndësi të madhe për barazinë gjinore, prandaj është i domosdoshëm analizimi objektiv i të arriturave dhe mangësive të politikave gjinore në Kosovë nga perspektivat e ndryshme institucionale.

Ndërsa Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se institucionet kanë obligim të bëjnë shumë më tepër në përfshirjen e grave në dinamikën shoqërore.

“Duhet të ketë pjesëmarrje shumë më të madhe të grave në jetën publike dhe numër shumë më të madh të grave në cilësinë e ndërrmarrëseve dhe pronareve të bizneseve e patundshmërive”.

Konferenca do t’i ketë katër sesione në të cilat do të diskutohet për pjesëmarrjen e grave në ekonomi dhe jetën publike në Kosovë; rolin e grave dhe rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes së tyre në jetën publike si faktor kryesor për zhvillimin dhe demokratizimin e shtetit; marrëdhëniet në mes politikave gjinore dhe pengesave sociale e institucionale me të cilat përballen gratë në proceset vendimmarrëse dhe pozitat udhëheqëse në Kosovë; rolin e mediave; përmirësimin e përgjegjshmërisë lidhur me shkeljet e Ligjit për Barazi Gjinore; politikat e përfaqësimit gjinor në nivel lokal, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button