Kronika
Gjermania dëbon masivisht azilkërkuesit nga Shqipëria
Numri i dëbimeve të personave pa të drejtë qëndrimi në Gjermani është rritur, në kuotën më të lartë që prej dhjetë vitesh.
Listën e personave të dëbuar, e kryesojnë madje me distancë prej grupeve të tjera azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit.
Vetëm nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi janë dëbuar këtë vit 14.529 vetë, gati tre të katërtat e rasteve.
Nga janari deri në shtator të këtij viti janë dëbuar gjithsej nga Gjermania, 19.914 të huaj nga Republika Federale, ka bërë të ditur gazeta gjermane “Rheinische Post” duke u bazuar në të dhënat e policisë federale, shkruan Deutsche Welle.