Politika

PD mbështet draft-raportin e “Venecias”: Ja 36 pikat që duhet të rishikohen

Partia Demokratike ka përgëzuar sot draft-raportin e Komisionit të Venecias për reformën e drejtësisë. Eduart Halimi tha se opozita e mbështet draft-raportin, duke rënë në dakordësi, që ai ka nevojë sërish për ndërhyrje. Halimi bëri thirrje që palët të kenë një frymë bashkëpunimi për rishikim e draftit të ri. Ishte Enkelejd Alibeaj, ai që bëri një pasqyrim të problematikës së draft-raportit, duke shpalosur edhe pikat se ku duhet të rishikohet drafti, pasi ka paqartësi. Në total janë 136 pika, ku draft-raporti duhet të rishikohet edhe një herë, për të mos sjellë përplasje vendimesh apo mendimesh në reformën e drejtësisë.

136 pikat ku është strukturuar Komisioni i Venecias, që trajtojnë çështjet më të ndjeshme, ku duhet të strukturohet më tej reforma kushtetuese. Draft-amendamentet kushtetuese, përmbajnë dy shtylla kryesore; një regjim të përkohshëm kushtetues, që ka të bëjë me vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe një regjim i që do të nisë me zbatimin e menjëhershme të draftit. Reforma duhet të kryhet urgjentisht dhe situata është tille, që kërkon ndërhyrje radikale.

Draft-amendamentet  duhet të thjeshtohen, e në shumë raste të sqarohen. Amendamentet janë të komplikuara dhe se reforma ka të ngjarë që të çojë në një proces shumë të ndërlikuar vendimmarrës.  Të përcaktohet se kush është përgjegjës, e kush do të marrë masa për gjyqtarët dhe prokurorët. Roli i ministrisë së Drejtësisë duhet të rishikohet edhe njëherë për të shmangur interesin që paraqet prezenca e tij. Ministri nuk duhet të marrë pjesë në tribunalin disiplinor.

Kushtetuta duhet të përmbajë procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përzgjedhje e bazuar në meritë. Duhet të ketë procedurë transparente për zgjedhje dhe pluralitet kandidatësh. Baza kushtetuese ka nevojë të sqarohet më shumë në lidhje me zgjedhjen e gjyqtarëve. Kushtetuta duhet të qartësoje marrëdhënien mes Prokurorit të Përgjithshme dhe Prokurorisë së Specializuar. Prokurori i Përgjithshëm nuk duhet të marrë pjesë në tribunalin disiplinor”, ishin këto disa nga pikat që Alibeaj ka paraqitur .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button