Kronika

Trafikimi i vajzave dhe grave, me rëndësi bashkëpunimi me mediat për rritjen e ndjeshmërisë ndaj fenomenit

Raportimi në Media i Fenomenit të Trafikimit të Vajzave dhe Grave ishte në qendër të diskutimit në tryezën e rrumbullakët të organizuar të martën nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Entiteti Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore (UN Women).

Në tryezën në fjalë u diskutua për rolin kyç dhe partneritetin me median për të luftuar këtë fenomen. Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, njëherazi dhe Koordinatori Kombëtarë Antitrafik, Elona Gjebrea në fjalën e saj u shpreh se media është një nga partneret më të rëndësishme në luftën anti-trafik të qenieve njerëzore. “Ministria e Brendshme i jep një rëndësi të veçantë bashkëpunimit me median, pasi MPB vlerëson se puna me media është një punë me një partnerë kyç në raportimin e trafikimit në njerëz. Bashkëpunimi me media është mjaft i rëndësishëm në rritjen e ndjeshmërisë ndaj fenomenit dhe shpërndarjes së informacionit se si po luftohet ky fenomen, cilat janë rrugët që duhet ndjek çdo person që ndihet i kërcënuar, apo që njeh dikë që kërcënohet nga fenomeni në fjalë”, tha Gjebrea, duke kujtuar këtu shumë fushata mediatike kombëtare në lidhje me luftën ndaj trafikimi të qenieve njerëzore.

Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, në kuadër të bashkëpunimit me median kujtoi trafikim i qenieve njerzore (3)dhe ngritjen e forumit këshillimorë me afro 30 gazetarë profesionist të mediave të shkruara dhe audiovizive dhe organizmi i disa tryezave në këtë drejtim. “Ne kemi ngritur forumin këshillimor të medias, ku bashkëpunojmë me 30 gazetarë profesionistë dhe disa studentë, që janë trajnuar dhe janë një element kyç në raportimin e këtij fenomeni në mënyrën e duhur dhe të prekshme nga të gjithë”, përfundoi Gjebrea.

Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, David Saunders u shpreh se falë këtij forumi dhe angazhimi të MPB-së dhe gazetarëve, në Shqipëri gjatë muajit tetor u raportua një lajm trafikimi pa kërkuar scoopin, por duke vënë në dukej fenomenin dhe shkaqet e tij.

“Është e rëndësishme të nënvizohen shkaqet e një problematike dhe trajnimet kanë arritur rezultatet e tyre. Fushata mediatike kombëtare e zbatuar gjatë muajit Tetor 2015, ishte një shembull konkret i asaj ç’ka mund të arrihet nëse media na qëndron në krah gjatë punës sonë. Prezencat e shumta në mediat audio-vizive, kronikat dhe intervistat u fokusuan në çështje të ndryshme rreth fenomenit të trafikimit dhe për herë të parë gazetarët nuk u përqendruan tek Scoopi, por tek shkaqet dhe problematikat e fenomenit, duke treguar dhe rrugën e ri-integrimit të viktimave”, tha Sanders.

trafikim i qenieve njerzore (2)Gjatë aktivitetit në fjalë u prezantua dhe një raport mbi mënyrën se si raportohet në media audio-vizive lajmi i trafikimit. Siç mësohet nga studimi, procesi monitorimit është bërë nga periudha 1 janar-31 dhjetor 2015 dhe si rezultat është arritur se pavarësisht përmirësimeve, në mediat shqiptare mungojnë njohuritë mbi fenomenin e trafikimit të vajzave dhe grave.
Sipas studimit, mbetet ende i madh numri elementeve të identifikimit të tërthortë të viktimave, duke bërë publik inicialet, moshën dhe vendbanimin (38% e kronikave përmbajnë të dhëna personale të viktimës së trafikimit). Raportimi mbi trafikimin e brendshëm është i vakët dhe mbetet ende të panjohura në raportimet televizive, sidomos në rastet kur vajzat janë dhe të mitura.

Në fund, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UN Women vlerësuan punën dhe përpjekjet e disa gazetarëve. Për këtë arsye, bazuar në monitorimin e kryer, gjatë eventit u akorduan disa çmime për ndjeshmëri në raportimin profesional të fenomenit të trafikimit. U vlerësuan me çmimet gazetarët, Manjola Hasa (Ora News), Dashamir Biçaku (Raport Tv), Irida Feshti (Tema Tv), si edhe Lindita Çela (Birn). Çmimi u dha me motivacionin për krijimin e një modeli profesional të gazetarisë investigative lidhur me trafikimin e vajzave dhe grave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button