Ekonomia

Tarifa “të kripura” për studimet në fakultetet e dyta

Të ndjekësh një fakultet të dytë në vendin tonë duhet të mendohesh shumë. Kjo pasi tarifat janë të larta nëse i krahasojmë me të ardhurat për frymë në vend.

Tarifat e studimit, për të vazhduar një fakultet të dytë janë realisht “të kripura”, nisin nga 65 mijë lekë deri në 270 mijë lekë.

Ndjekja e një fakulteti të dytë kushton më shtrenjtë në universitetet e kryeqytetit dhe më pak në ato të rretheve. Konkretisht në Universitetin e Tiranës, studimet për fakultet të dytë do të variojnë nga 65 mijë deri në 270 mijë lekë.

Si fakulteti më i shtrenjtë për program të dytë studimi konsiderohet ai i mjekësisë. Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet, kanë të drejtë të aplikojnë deri në 19 shtator.

Ndërkohë që pas shqyrtimeve të listës së kandidatëve në datën 3 tetor do të shpallet lista paraprake e fituesve.

Të gjithë kandidatët do të kenë mundësi që të ankohen brenda një afati tre ditor.

Në 10 tetor do të shpallet lista përfundimtare e fituesve dhe regjistrimet do të bëhen deri në datën 14 tetor. Sa u përket kritereve dhe kuotave, ato propozohen nga universitetet në bazë të kapaciteteve që kanë dhe miratohen nga Këshilli i Ministrave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button