Sporti

“Loro Boriçi” inaugurohet me barazim, Shqipëri-Marok 0-0

“Djepi” i futbollit shqiptar, Shkodra, ka pritur mbrëmjen e së mërkurës ndeshjen e parë të kombëtares shqiptare pas rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi”, i cili plotëson standardet e një stadiumi të nivelit 5, por është kategorizuar si një stadium i nivelit 4, pasi nuk plotëson kushtin e kapacitetit. Stadiumi i nivelit 5 është për ndeshjet finale të Champions League, por duhet të ketë kapacitet me më shumë se 30 mijë vende.Është mbyllur në një barazim pa gola ndeshja e parë e Shqipërisë në stadiumin e rikonstruktuar të Shkodrës, me miqësoren ndaj Marokut pa shumë shkëlqim dhe me gjysmën e impiantit të boshatisur.
Lojtarët e hedhur në fushë nga trajnerit Xhani De Biazi nuk mundi dot të shënjonte me një fitore premierën në impiantin shkodran që ka marrë formë optimale në prag të eliminatoreve të botërorit 2018, kjo edhe sepse kishte një rival të fortë që mban vendin e 53 në FIFA.
Fraksioni i parë në Loro Borici rezervoi disa raste të mira për Shqipërinë, me Cikalleshin dhe Hykën por pa rezultat.
Nga ana tjetër Maroku rrezikoi pak portën e Etrit Berishës me Buhadur dhe Tannane në disa kundërsulme që u neutralizuan pa u kapitalizuar dot në rrjetë. Për t’u theksuar në minutën e ‘19 një gol i afrikano-veriorëve që u anulua për pozicion jashtë loje.
Trajneri De Biazi bëri plot 6 zëvendësime por pavarësisht grintës së shtuar të  italianit në pankinë, Shqipëria nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës ndërsa goli nuk u pa as në portën e Etrit Berishës, në ditën e zyrtarizimit të tij te Atalanta.
Përfundimisht 0-0 në miqësoren e stadiumit “Loro Boriçi”, me Marokun që ishte testi numër 1, para startimit të ndeshjeve eliminatore të botërorit. Ndeshja e parë kualifikuese do të luhet po në Shkodër ndaj Maqedonisë pas 5 ditësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button