Kronika

I vë zjarrin banesës së babait, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të djegë  banesën e babait të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në Bilisht të Korçës.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Thanas Kara, 44 vjeç, banues në Bilisht. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 44-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin poshtë verandës së banesës, një sasie rrobash dhe sendesh të tjera, ku për pasojë ka rrezikuar të digjet banesa e babait të tij, O.K, 78 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “shkatërrimi i pronës me zjarr, ngelur në tentativë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button