Politika

Zgjedhjet në Dibër, KQZ: Partitë politike po pengojnë procesin

Kur ka nisur heshtja zgjedhore dhe kanë ngelur pak orë nga nisja e procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akuzon partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër se po bëhen pengesë për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore në këtë qark.

Zëdhënësja e këtij institucioni përmes një deklarate ngriti shqetësimin për ecurinë e shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore nga KZAZ , pasi sipas saj shpërndarja e bazës materiale po ecën me ritme shumë të ngadalta.

Deri tani është shpërndare baza materiale zgjedhore vetëm për 17 Qendra Votimi nga 118 në total. Deri tani asnjë nga Komisionerët e KQV-ve të njësive administrative të Maqellarës dhe Peshkopisë nuk është paraqitur për të marrë në dorëzim bazën materiale zgjedhore. Afati përfundimtar i dorëzimit të bazës materiale nga KZAZ për çdo QV i përcaktuar në nenin 100 të Kodit Zgjedhor, është jo me vonë se 15 orë para hapjes se votimit duke marrë në konsiderate dhe zonat e largëta ky afat kohor nuk arrin të respektohet “.

Fajtor KQZ bën partitë politike që nuk i kanë dërguar komisionarët e tyre për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore. Ndërkohë që gjatë paradites forcat politike kane kërkuar ndryshimi e anëtarësisë se 116 Komisioneve të Qendrave të Votimit nga 118 KQV në total.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button